Haxhiu – Tahirit: Mosmarrja e veprimeve sa ishe ministër, tregon qartë kush i ka bërë shërbim Serbisë

15:11 | 23 Gusht 2025
E.K

Pas reagimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo e akuzoi Tahirin për “amnezi tendencioze” dhe përhapje të të pavërtetave.

Sipas Haxhiut, Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës është mbyllur në vitin 2018, gjatë kohës kur vetë Tahiri ishte ministër i Drejtësisë.

“Pra Tahiri mbylli mekanizmin shtetëror për dokumentimin e krimeve të Serbisë. Periudha deri më 31 dhjetor 2000 është e propozuar dhe votuar nga qeverisja e PDK-së, në 2011, kur u miratua Ligjin Nr. 04/L-023 për Personat e Zhdukur. Ky ligj përcakton qartë se trajtimi i rasteve të personave të zhdukur mbulon periudhën 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo përmendi gjithashtu se më 3 gusht 2015, në Kuvend u votuan Dhomat e Specializuara, me juridiksion kohor nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000.

Ligji i ri, sipas saj, mbulon periudhën e luftës deri më 20 qershor 1999, me përjashtime që lejojnë hulumtim edhe për pasojat e luftës deri në fund të vitit 2000.

“Ligji i hartuar nga Qeveria jonë dhe i miratuar nga Kuvendi, është shumë i qartë dhe nuk lë vend për manipulime. Ai zbatohet për periudhën e luftës, pra nga 1 janar 1998 deri më 20 qershor 1999. Si përjashtim, hulumtimi dhe dokumentimi ‘mund të aplikohet edhe mbi krimet e kryera pas periudhës së luftës, të ndërlidhura me luftën, por jo më vonë se 31 dhjetor 2000’”, ka thënë tutje Haxhiu./Arbresh.info

Tahiri: LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

Murati ia kthen Tahirit: Pensionet për kategoritë e luftës ne i rritëm me 20%, kur udhëhoqët ju u rritën 0%

Të ngjashme