Pep Guardiola u pyet në lidhje me të ardhmen e portierit të Manchester Cityt, Ederson, dhe mbrojtësit Manuel Akanji.
Ederson dhe Akanji janë dy nga emrat më të përfolur në këtë afat kalimtar te klubi nga Etihad, me të dy që janë lidhur me transferime te gjiganti turk, Galatasaray.
Për të ardhmen e tyre ka folur edhe trajneri Guardiola, i cili ka zbuluar se ende nuk kanë vendosur për ta.
“Do të vendosim sonte pas darkës. Lojtarët e rinj gjithmonë sjellin energji dhe ide”, ka thënë fillimisht Guardiola.
Kur u pyet për të ardhmen e Manuel Akanjit, ai përsëriti: “Nuk e di. Ata janë lojtarët tanë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
“Mendoj se do të ndodhin disa gjëra dhe do ta shohim”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend