Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400 objekteve arkeologjike në qytetin bregdetar dhe në trashëgiminë kulturore shqiptare.
Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe turizmin në vend, Rama bën me dije se deri në vjeshtë muzeu do të jetë gati të hapë dyert për publikun, me pavione moderne dhe kushte bashkëkohore. Projekti synon të shndërrojë këtë hapësirë në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.
“MIRËMËNGJES nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,” shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...