Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku thotë se anipse është nga Prizreni, ai gjatë jetës së tij, më shumë ka jetuar në Prishtinë, se sa në Prizren.
Çeku në emisionin Pressing në T7 tha se në Prishtinë është rritur e formuar.
“Nga 2001 jam lidhur me Prishtinën, janë afër 25 vite që i kam kaluar në Prishtinë, vetëm për Prishtinën. Në këtë qytet unë jam rrit e jam formu. Më mirë e njoh Prishtinën, sesa Prizrenin. Më shumë e kam përjetu Prishtinën, me problemet e sfidat që i ka”, tha ai.
Tutje, Çeku thotë se kryetari aktual Përparim Rama është votuar për kryetar të Prishtinës, anipse nuk ka jetuar për një kohë të gjatë këtu. Sipas tij, kjo është shumë gabim, pasi shton se nuk mjafton të jesh vetëm ekspert i një fushe, por duhet t’i përjetosh problemet bashkë me banorët.
“Asnjëherë nuk kam besu që është e drejtë të kandidojë për kryetar të një komune që nuk kam jetuar për afër 25 vjet. Ky ka qenë edhe gabimi që është bërë në 2021 në Prishtinën. Është votu dikush që praktikisht nuk ka jetu në këtë qytet, në një periudhë të gjatë të jetës së tij. Nuk mjafton me qenë vetëm ekspert në një fushë, duhet t’i përjetosh problemet bashkë me banorët”, përfundoi Çeku.
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...
Haxhiu: Mësuesit po formojnë brezat që do ta zhvillojnë Repu...
Rusia po informon Iranin për objektivat e SHBA/Hegseth: S’je...
Policia në veri të Mitrovicës arreston një person për vrasje...