Portieri i Fluminense, Fabio, ka vendosur rekordin e ri të paraqitjeve në futbollin e meshkujve, duke zhvilluar ndeshjen e tij zyrtare numër 1391.
44-vjeçari brazilian ka thyer kështu rekordin e mbajtur nga anglezi Peter Shilton, në fitoren 2-0 kundër América de Cali në stadiumin Maracanã të Rio de Janeiros, e vlefshme për ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të finales së Copa Sudamericana.
Sipas Fluminense dhe mediave braziliane, Fabio është tani lojtari me më shumë paraqitje në historinë e futbollit edhe pse as FIFA dhe as konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL, nuk e kanë ratifikuar ende rekordin.
“Ndonjëherë nuk e kuptojmë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, u shpreh portieri, i cili festoi mbrëmjen me një tjetër ndeshje pa gola të pësuar dhe me një pllakë përkujtimore.
“Nuk luan askush kaq shumë ndeshje pa pasur një nivel profesionalizmi si i tij”, komentoi trajneri i Fluminense, Renato Gaúcho.
“Ai do të vazhdojë me siguri të luajë edhe për shumë kohë. Do të jetë e vështirë që dikush ta kalojë rekordin e tij”, shtoi ai.
Kampion i Copa Libertadores në vitin 2023 dhe gjysmëfinalist në Kupën e Botës për klube këtë verë në Shtetet e Bashkuara, Fabio ka zhvilluar 976 ndeshje me Cruzeiro (2005-2022), pas 30 të tjerave me União Bandeirante dhe 150 me Vasco da Gama. Ajo kundër América de Cali ishte paraqitja e tij e 235-të me Fluminense.
Fabio e nisi karrierën në vitin 1997, të njëjtin vit kur Shilton, u tërhoq. Ish-portieri anglez e konsideron totalin e tij në 1387 paraqitje, ndërsa Guinness World Records e njeh me 1390.
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...