LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

19:26 | 28 Prill 2026
Q L

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti nuk do të merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, të paraparë të fillojë në orën 19.

Në një konferencë para mediave, në holl të Kuvendit, Abdixhiku e quajti këtë seancë “show një-partiak”.

“LDK-ja e konsideron se ky show nuk i shërben interesave politike dhe nuk marrim pjesë në shoë të tillë”, tha ai.

Ai poashtu e quajti këtë seancë, “përpjekje për të krijuar rast në Gjykatë Kushtetuese”.

“Është kosto shumë e lartë për Republikën. Shteti nuk është hajgare”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale