Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka deklaruar se flamujt dhe simbolet shtetërore të Kosovës që janë vendosur në këtë komunë do të mbeten të përhershme, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 12 tetorit.
Në Debat Plus, Atiq ka thënë se këto vendime janë marrë me gatishmërinë më të lartë të institucioneve dhe nuk mund të kthehen prapa. Sipas tij, çdo tentim për të larguar flamujt apo simbolet shtetërore do të përbënte shkelje të rëndë ligjore.
“Jo, hiqen flamujt dhe të gjitha simbolet shtetërore janë vendosur aty me gatishmërinë me të lartë të gjithë eksponentëve. Edhe çfarëdo hapi prapa paraqet edhe shkelje të rëndë penale. Punën që e kemi bërë për afatshkurtër, por gjitha vendimet që i kemi marrë janë të përhershme”, ka thënë Atiq.
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...