Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte refuzuar dorëheqjen e gjyqtarit Radomir Laban nga rasti i Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka njoftur sot vetë Kushtetuesja, në vendimin e plotë të publikuar në faqen e saj zyrtare, raporton Arbresh.info.
Sipas njoftimit më 7 gusht, gjyqtari Radomir Laban – për të cilin presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se institucionet e sigurisë e konsiderojnë si rrezik për rendin kushtetues të vendit – ka kërkuar përjashtimin e tij nga shqyrtimi i rasteve që lidhen me bllokadën në Kuvend, duke shtuar se kërkesa ishte refuzua njëzëri.
“Më 7 gusht 2025, gjyqtari Radomir Laban kërkoi përjashtimin e tij nga vendimmarrja nga rastet KO193/25 dhe KO196/25 si dhe KO215/25. Të njëjtën ditë, Gjykata njëzëri, refuzoi kërkesën për përjashtim të gjyqtarit Radomir Laban”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetueses./Arbresh.info/

LEXO EDHE
Gjykata Kushtetuese: Nga sot brenda 30 ditëve duhet të konstituohet Kuvendi
Gjykata Kushtetuese publikon vendimin e plotë për rastin e Kuvendit të Kosovës
Shkon në tre numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik në Vl...
Tragjedia e rëndë në Podujevë: Krejt çfarë dihet deri më tan...
Rutte: NATO nuk mund të konfirmojë pretendimet izraelite se ...
Shtrenjtohen biletat e autobusit, nga sot 2 euro për linjën ...
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`