Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar të plotë vendimin e datës 8 gusht, lidhur me ngërçin institucional, duke konstatuar se seancat e mbajtura deri më tani janë të pavlefshme dhe duke urdhëruar që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet përmes votimit të hapur.
Sipas vendimit të Kushtetueses, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur, raporton Arbresh.info.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka urdhëruar kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së seancës lonstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe të “ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për kryetar/e të
Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në tre herë për kandidatin/en e njëjtë”.
Po ashtu ka urdhëruar që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të gjithë deputetët e zgjedhur të pranishëm dhe të votojnë.
Gjithashtu, Gjykata shpall të pavlefshme të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 26 korrik 2025, duke theksuar se nuk janë respektuar vendimet e saj të mëhershme./Arbresh.info/
Vendimi i plotë Këtu
LEXO EDHE
Vendos Gjykata Kushtetuese: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...