Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jetmir Isufit, i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij, Faruk Isufi.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se kërkesa është dorëzuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda.
“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’. Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot pasdite”, deklaroi Nikçi.
Sipas informacioneve, viktima Faruk Isufi ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Bokshiq të Klinës.
Fillimisht, i ndjeri është trajtuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, për t’u dërguar më pas me urgjencë në Spitalin e Pejës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...
Haxhiu merr pjesë në ekspozitën ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1...
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë, i bënë ballë me gux...
Paraburgoset Zoran Stankoviq, i dyshuar për krime lufte në M...
“Zero tolerancë”/ Pacolli paralajmëron kontroll të rreptë pë...