Zelensky takohet me Von der Leyen në Bruksel

15:16 | 17 Gusht 2025
Q L

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar të dielën selinë e BE-së, përpara samitit të së hënës në Uashington.

Ai ështa takuar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila njoftoi se udhëheqësit evropianë dhe të NATO-s do t’i bashkohen samitit në Shtëpinë e Bardhë, raporton AP.

Von der Leyen ka shkruar në X se “me kërkesë të presidentit Zelensky, unë do t’i bashkohem takimit me presidentin Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”.

Lëvizja e jashtëzakonshme – teksa një udhëheqës evropian pas tjetrit njoftojnë se do të jenë në krah të Zelenskyt kur ai të udhëtojë për në Shtëpinë e Bardhë të hënën, shihet si një përpjekje e dukshme për të siguruar që takimi të shkojë më mirë se ai i fundit në shkurt, kur Trump ie qortoi presidentin ukrainas në një takim të nxehtë në Zyrën Ovale.

Prania e udhëheqësve evropianë në krah të Zelenskyt, duke demonstruar mbështetjen e Evropës për Ukrainën, mund të ndihmojë potencialisht në zbutjen e shqetësimeve në Kiev dhe në kryeqytete të tjera evropiane se Ukraina rrezikon të mbetet janë një marrëveshje paqeje që Trumpi thotë se dëshiron ta ndërmjetësojë me Rusinë.

Shpërndaje në rrjete sociale