Bayern Munich e fiton Superkupën e Gjermanisë

23:35 | 16 Gusht 2025
E.G

Bayern Munich e ka nisur sezonin me trofe, duke mposhtur Stuttgart 2-1 në finalen e Superkupës së Gjermanisë.

Ndeshja e zhvilluar në “MHPArena” ka nisur më mirë për mysafirët. Harry Kane (18′) ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe e ka shënuar golin e parë për Bayern.

Stuttgart ka reaguar dhe ka krijuar disa raste të rrezikshme, por kapiteni Manuel Neuer ka qenë i pakalueshëm.

Në pjesën e dytë, Fabian Bredlow e ka ndalur një tjetër tentim të Kane, ndërsa në anën tjetër Jamie Leweling e ka provuar ta barazojë rezultatin, por është ndalur nga Neuer.

Megjithatë, momenti vendimtar ka ardhur në minutat e fundit: Luis Diaz, i sapotransferuar te Bayern, ka shënuar gol në debutim duke e çuar rezultatin në 2-0 pas një krosimi të Serge Gnabry.

Stuttgart ka arritur vetëm një gol nderi me Leweling, i cili nuk ka mjaftuar për ta shmangur humbjen.

Shpërndaje në rrjete sociale