Galatasaray nuk dëshiron të humbasë më kohë dhe ka bërë një hap konkret për të përforcuar portën.
Kampionët e Turqisë, të rikthyer këtë sezon në Ligën e Kampionëve, kanë shpenzuar shumë në tregun e transferimeve dhe tani prioriteti i tyre është gjetja e pasuesit të Fernando Muslerës. Prej javësh emri i vetëm që përmendet është ai i Edersonit të Manchester Cityt.
Sipas ekspertit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano, turqit kanë paraqitur një ofertë zyrtare prej rreth 10 milionë euro për portierin brazilian, i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë.
City megjithatë kërkon një shumë më të lartë për ta lëshuar, por situata mbetet e hapur dhe në zhvillim.
Nëse Ederson transferohet në Stamboll, kjo do të hapte automatikisht mundësinë për kalimin e Gianluigi Donnarummas te Manchester City. Portieri italian, i nxjerrë publikisht jashtë planeve të Paris Saint-Germain, është i gatshëm për një aventurë të re dhe ka hapur derën për një transferim në skuadrën e Pep Guardiolës.
Tani gjithçka varet nga marrëveshja ekonomike mes Cityt dhe PSG-së për kartonin e ish-portierit të Milanit.
Nëse palët gjejnë gjuhën e përbashkët, ky mund të rezultojë një zinxhir transferimesh që do të ndryshonte ekuilibrat mes klubeve më të mëdha të Evropës. /Telegrafi/
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...