Demokratët në Kongres lidhur me takimin Trump-Putin thonë se janë gati të veprojnë nëse takimi i nesërm mes tyre nuk sjell përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Jeanne Shaheen, demokratja kryesore në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, i tha CNN-it se mënyra se si Trump po e trajton Rusinë ka qenë një “turp” dhe se Putini ka qenë “duke e manipuluar” që kur ai mori detyrën.
“Presidenti Trump ka vendosur një vijë të kuqe dhe Vladimir Putini ka vazhduar ta shkelë ato,” tha ajo.
Shaheen vazhdoi duke thënë se Zelensky duhet të jetë në tryezë për bisedimet mbi luftën dhe se SHBA-ja duhet të ofrojë më shumë mbështetje dhe armë për Ukrainën.
“Nëse nesër në Alaskë nuk merren hapa domethënës, Kongresi do të paraqesë një projektligj për sanksione ndaj Rusisë. Nëse presidenti nuk arrin ndonjë përparim, ne kemi ndërmend të veprojmë”, tha ajo./rtk
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...