Një 54 vjeçar është arrestuar sot në fshatin Medvec të Lipjanit pasi që i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë AK-47, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprat:
• Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm.
• Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Bazuar në faktet se po vazhdon të jetë prezent përdorimi i armëve të zjarrit në ndeja dhe ahengje të ndryshme, apelojmë të gjithë qytetarët që tu shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident. Në të kundërtën policia obligohet që në këto raste të ndërmerr masat konform detyrimit ligjor që ka.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...