Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME) e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Drejtori i AME-së, Genc Metaj, tha se vendi po përballet me një numër të madh zjarresh dhe se institucionet janë të angazhuara për të parandaluar pasojat.
“Vetëm javën e kaluar janë regjistruar 633 raste të zjarreve. AME, në koordinim me Policinë dhe Ministrinë, është duke punuar intensivisht për menaxhimin e situatës. Në disa raste, si në fshatin Kqiq i Vogël, kemi pasur edhe ndërhyrje nga KFOR-i. Gjendja aktuale është stabile, por çdo neglizhencë apo zjarrvënie e qëllimshme do të ndiqet penalisht. Në fund, dua të shpreh mirënjohje për zjarrfikësit, që janë forca mbrojtëse në këtë situatë,” tha Metaj.
Ai shtoi se situata me zjarre është e rënduar edhe në shumë shtete të Evropës, ku po përballen me vështirësi të mëdha dhe humbje njerëzish. Sipas tij, gjatë muajit gusht është vërejtur një rritje e numrit të zjarreve krahasuar me muajt paraprakë.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi, deklaroi se policia po punon në parandalimin e zjarreve dhe në uljen e pasojave për qytetarët.
“Policia i është përgjigjur të gjitha rasteve dhe deri më tani ka arrestuar 20 persona,” tha Rexhepi./ Arbresh.info

Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...