E ardhmja e Donnarummas larg Parisit, klubi nuk e fton në ndeshjen e Superkupës

18:37 | 11 Gusht 2025
D.H

Donnarumma pritet të largohet nga Paris Saint-Germain, pasi është lënë jashtë listës së skuadrës për ndeshjen e Superkupës, duke mos u ftuar fare, raporton Fabrizio Romano.

Marrëdhënia mes portierit italian dhe klubit është prishur, ndërsa nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe një e tillë nuk pritet të arrihet, shkruan Arbresh.info.

PSG tashmë beson tek Lucas Chevalier si portieri i ri i së ardhmes, i cili edhe u zyrtarizua si portieri më i ri i parisienëve.

Donnarumma do të largohet ose këtë verë, ose si lojtar i lirë në vitin 2026.

Mësohet se ai është i zhgënjyer me klubin parisien, ndërsa disa ekipe të Premier League kanë nisur kontaktet për shërbimet e tij.

26-vjeçari iu bashkua Parisit në vitin 2021 si lojtar i lirë pas largimit nga Milani. Kontrata e tij aktuale me PSG skadon në qershor të vitit 2026./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale