Një operacion policor ka çuar në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie prej 271 kilogramësh kokainë, me vlerë të vlerësuar mbi 5.5 milionë euro, të fshehur në një kontejner në Portin e Selanikut.
Ngarkesa kishte origjinë nga Amerika Latine dhe ishte e destinuar për në Aspropyrgos të Greqisë.
Operacioni u zhvillua pas informacioneve të marra nga Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA), të cilat ia transmetuan autoriteteve greke. Në vijim, Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me disa njësi të tjera policore dhe doganore, kreu një hetim të thelluar.
Gjatë kontrollit, u gjet një ndarje e modifikuar në kontejner, brenda së cilës ishin fshehur 271.150 kilogramë kokainë, e cila u sekuestrua.



Të arrestuarit janë:
Një 47-vjeçar, përgjegjës për koordinimin e operacioneve dhe komunikimin me anëtarët kryesorë të rrjetit.
Një 32-vjeçar, që merrej me shpërndarjen e kokainës te anëtarët e tjerë.
Një 40-vjeçar, pronar i një kompanie transporti, i cili kishte vënë në dispozicion mjetet dhe ambientet për fshehjen dhe shpërndarjen e drogës.
Njëri prej të arrestuarve refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit dhe u ndalua për mosbindje. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi e vogël kokaine.
Sipas autoriteteve, organizata kishte strukturë profesionale dhe veprimtari të mirëorganizuar transnacionale, me role të përcaktuara, dhe vepronte në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Greqisë për përfitime të mëdha financiare.
Gjatë operacionit u sekuestruan:
271 kg kokainë
1 kontejner
2 automjete
655 euro
4 telefona celularë
Pajisje të kompanisë së transportit (vinç, makinë saldimi, mjete pune etj.)
Hetimet vijojnë për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal në Greqi dhe Amerikën Latine, përfshirë drejtuesit e organizatës.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...