Inigo Martinez është bërë zyrtarisht pjesë e klubit arab Al-Nassr dhe tani ai ka shprehur entuziazmin e tij për fillimin e këtij kapitulli të ri në karrierë.
“Është kënaqësi të jem këtu, me shumë entuziazëm dhe dëshirë për të filluar punën me shokët e skuadrës. Sinqerisht, kjo përvojë është shumë emocionuese dhe e përballoj me motivim të madh. Tani është koha të bashkohem me shokët e skuadrës dhe të kaloj kohë me ta”.
“Është një ekip i madh që aspiron për gjithçka, vij për të kontribuar, për të shijuar, për të mësuar dhe për të dhënë gjithçka për të fituar”.
Kur më erdhi mundësia për t’u bashkuar, bisedova me disa shokë skuadre që folën shumë mirë për klubin dhe atmosferën në dhomën e zhveshjes, që është fantastike, prandaj vendosa të bëj këtë hap”.
Duke parë përpara, Martinez është i sigurt se do të përshtatet me jetën në Riad dhe do ta përballojë me sukses këtë sfidë.
“Kam qenë në Arabinë Saudite tre herë për Superkupën dhe në ato raste që pata mundësi ta njoh vendin, ndihesha shumë rehat”.
“Kjo është një eksperiencë e re për mua dhe familjen time, dhe jam i etur të njoh qytetin dhe të përshtatem me jetën e re”.
“Shpresoj të jem në nivelin e duhur, angazhimi nuk do të mungojë. Shihemi së shpejti”, ka thënë Martinez,
Mbrojtësi nënshkroi kontratë deri në vitin 2026 dhe bashkohet me një skuadër yjesh në Al-Nassr, që përfshin Cristiano Ronaldon dhe Joao Felix.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë