Policia e Shtetit bëri të ditur sot se po vijon operacioni “Siguria Detare”, me kontrolle të shtuara nga Ksamili, në Velipojë dhe në gjithë hapësirat ujore të vendit.
Si rezultat, janë bllokuar 34 mjete lundruese, nga të cilat 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.
Sipas Policisë, drejtuesit janë ndëshkuar me masa administrative deri në 100 mijë lekë.
Përgjatë një jave janë kontrolluar gjithsej 473 mjete. Në 8 raste Policia Kufitare ka ndërhyrë për të shpëtuar 19 shtetas, shqiptarë dhe të huaj, në rrezik për shkak të dallgëve apo defekteve në mjete.
Po ashtu, në bashkëpunim me autoritetet greke, është bllokuar një gomone e vjedhur në Kanalin e Vivarit, pranë Butrintit, duke vijuar hetimet për autorët.
Policia apelon për respektimin e rregullave të sigurisë detare dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo shkelje në numrin 112./atsh.al
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...
Hamza: Marsi i vitit 1998 nuk është vetëm një betejë, por më...
Tahiri: Asnjë deputet nuk është i informuar se çfarë po ndod...
Shqipe Selimi: Kushdo që tenton ta rishkruajë historinë nëpë...