Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se, nga 13 vatra zjarri të regjistruara sot, 7 mbeten ende aktive, ndërsa 6 janë shuar plotësisht. Forcat në terren dhe ndërhyrjet ajrore vazhdojnë punën intensive në disa qarqe të vendit.
Zjarret aktive dhe masat e marra
Qarku Vlorë: Zjarri në fshatin Navaricë ka ndryshuar drejtim, ndërsa në Leshnicë e Poshtme dhe Tragjas, ndërhyrja ajrore dhe forcat në terren kanë shmangur rrezikun për banesat. Operacionet po mbështeten nga një helikopter i Forcës Ajrore dhe dy avionë suedezë “Fireboss”.
Qarku Fier: Në Lofkënd të Mallakastrës, dy vatra zjarri janë riaktivizuar dhe po luftohen nga ajri me avionin kroat “Canadair”, pasi terreni është i vështirë për operacione nga toka.
Qarku Lezhë: Në Malaj Epërm, Mirditë, po digjen rreth 10 hektarë pyje me pisha dhe lis. 33 forca lokale po punojnë për të krijuar breza ndarës për të ndaluar përhapjen e flakëve.
Qarku Dibër: Një zjarr i riaktivizuar në Mali i Allushit, Klos, është vënë nën kontroll dhe nuk rrezikon banesat.
Qarku Tiranë: 15 efektivë të MZSH po punojnë për të shuar një zjarr në malin e Bërzhitës, i cili nuk rrezikon zonat e banuara.
Qarku Elbasan: Zjarri në Lleshaj, Gramsh, është izoluar plotësisht dhe po mbahet nën monitorim.
Ministria e Mbrojtjes u bën apel qytetarëve për kujdes maksimal dhe bashkëpunim me forcat në terren për të parandaluar dëmet në jetë dhe prona./rtsh.al
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...