Pak orë para se të ngjitej në skenë në kuadër të DokuNights, DokuFest mirëpriti artistin Yll Limani, i cili kontribuoi me një donacion prej 10,000 eurosh për projektin “DokuFest Green Cinema”.
Kjo nismë synon krijimin e një kinemaje tërësisht të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.
Për vite me radhë, projekti Solar Cinema, i shpërblyer dhe shumë i dashur për publikun, ka sjellë shfaqje filmash falas në ambiente të hapura dhe falas për audienca të gjera, duke arritur edhe në zonat më të largëta të Kosovës.
Tani, me mbështetjen e Yll Limanit, po niset një kapitull i ri me DokuFest Green Cinema,– një projekt që do të funksionojë plotësisht me energji të pastër dhe do të ketë në thelb kujdesin për natyrën.
DokuFest falënderon nga zemra Yll Limanin që iu bashkua dhe i besoi vizionit të festivalit për një kulturë të qëndrueshme, për një kinema që nuk e dëmton planetin.
Projekti mbetet i hapur për donacione nga artistë, partnerë, kompani dhe njerëz që duan t’i bashkohen kësaj lëvizjeje me besimin se kinemaja nuk ka vetëm fuqinë të pasqyrojë botën, por, edhe ta ndryshojë atë.

Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...