Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka shtyrë për javën e ardhshme seancën ndaj ish-presidentit Iliri Meta, i cili ka kërkuar masë më të lehtë sigurie.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa ligjore e avokatit të Metës që çështja të gjykohet nga gjyqtari Erjon Çela, si gjyqtari i hetimit paraprak, dhe jo nga Erjon Bani, i cili në seancën e sotme ishte i gatshëm. Për pasojë, gjyqtari Bani shpalli moskompetencë.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit 2024. Ai u arrestua me urdhër të SPAK-ut. Ndaj Metës, SPAK ka ngritur dyshime për pasurinë e tij dhe për korrupsion e pastrim parash./rtsh
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...