
3BWHACB Levi Colwill of Chelsea FC reacts during the FIFA Club World Cup final football match between Chelsea FC and Paris Saint-Germain FC.
Chelsea ka marrë një lajm të hidhur sonte, duke konfirmuar lëndimin e rëndë të mbrojtësit Levi Colwill.
Futbollisti ka pësuar dëmtim në ligamentin ACL dhe iu është dashur t’i nënshtrohet një operimi, shkruan Arbresh.info.
Ai kishte pësuar lëndim gjatë stërvitjes kurse gjatë ditës së sotme iu është nënshtruar operimit.
“Mbrojtësi Levi Colwill sot i është nënshtruar me sukses një operacioni për dëmtimin e ligamentit ACL”.
“22-vjeçari u rikthye në Cobham për stërvitje në fillim të kësaj jave, por fatkeqësisht pësoi dëmtimin gjatë stërvitjes”.
“Vlerësimet mjekësore konfirmuan se operacioni ishte zgjidhja e nevojshme”.
“Levi tani do të fillojë procesin e rikuperimit dhe do të mbështetet nga departamenti mjekësor i klubit në Cobham gjatë fazës së rehabilitimit”, thuhej në njoftimin e klubit.
Sipas raportimeve nga Anglia, ai ka humbur pjesën më të madhe të sezonit./Arbresh.info
Chelsea FC has released the following update regarding Levi Colwill.
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 7, 2025
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...