Drita është mposhtur në Rumani nga FCSB me rezultat 3-2 në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.
Skuadra e Zekirija Ramadanit e nisi takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar pas shtatë minutash me Veton Tushën, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë. Kurse Drita pas pesë minutash në pjesën e dytë, shënoi edhe golin e dytë me Arb Manaj.
Por pas golit të dytë rumunët u kthyen në lojë, dhe fillimisht në minutën e 64-të ngushtuan epërsinë, me anë të Birligeas.
Tetë minuta më vonë FCSB barazoi me Garovac. Kurse në minutën e katërt shtesë Rron Broja, shkaktoi penallti të cilën në gol e konkretizoi Birligea.
Ndeshja e kthimit luhet me 14 gusht në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës