Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre persona në Bavari, të dyshuar si anëtarë të grupit ekstremist të djathtë “Reichsbürger”.
Sipas prokurorëve të Mynihut, ata akuzohen për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe planifikim të tradhtisë së lartë, raporton agjencia Reuters.
Grupi, udhëheqësit e të cilit përfshijnë edhe Princin Reuss, dyshohet se ka komplotuar për të përmbysur rendin kushtetues në Gjermani dhe për ta zëvendësuar me një sistem të tyre qeverisjeje.
Sipas prokurorëve, disa nga anëtarët e grupit kanë marrë pjesë në trajnime për përdorimin e armëve të zjarrit, si pjesë e përgatitjeve për një sulm të mundshëm ndaj parlamentit gjerman në prill të vitit 2022.
Bastisjet janë kryer në orët e hershme të mëngjesit në tetë lokacione të ndryshme në shtetet federale të Bavarisë, Saksonisë dhe Turingisë./Arbresh.info/
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...