Presidenti i FCSB, Gigi Becali i njohur për deklaratat e tij të “forta” ndonjëherë edhe të tepruara është “zbutur” para ndeshjes së nesërme me Dritën.
FCSB e pret Dritën në “Arenën Kombëtare”, një javë pasi u eliminua nga Shkëndija e Tetovës në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
E Becali pas asaj ndeshje kishte shpërthyer me deklarata. Madje kur u mësua se do të luaj me Dritën, kishte thënë se në rast eliminimi edhe nga kjo skuadër do të largohej nga futbolli.
Mirëpo sonte në konferencën për media, duket se ai është qetësuar duke folur me maturi para këtij takimi.
“Nuk them më për askënd se është i dobët. Nuk e them më në jetën time. Ndoshta është një mësim edhe për mua. Nuk them më në jetën time se një ekip është i dobët”.
“Nuk dua të mburrem më, por patjetër që do të jemi në një grup. Madje besoj edhe te Liga e Evropës, sepse kemi një skuadër të mirë. Do të përpiqem të jem më diplomatik dhe të mos flas drejtpërdrejt për ekipet kundërshtare, do të flas vetëm për ekipin tim. Patjetër që do të jemi në Ligën e Evropës.”
“Nuk po them që Drita është e dobët, por mendoj se do t’ia dalim. Mendoj se po, se do t’i kalojmë ata”, tha Becali.
Ndeshja e nesërme mes FCSB dhe Dritës luhet me fillim nga ora 20:30./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...