Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
Gashi tha se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar ndërsa i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ është raportuar për të shtëna me armë. Me me të arritur njësiti policor ka kuptuar që një person ka shtënë në drejtim të një personi tjetër. Nuk ka të lënduar, ndërsa dihet identiteti i të dyshuarit i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes…”, ka thënë Gashi. /
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë