E ardhmja e Darwin Nunezit tek Liverpooli mbetet e paqartë, me futbollistin uruguaian që ka pranuar një largim të mundshëm nga klubi.
Edhe Liverpooli dëshiron ta shes nëse drejt tyre vjen një ofertë e favorshme, shkruan Arbesh.info.
Gjiganti saudit Al-Hilal dëshiron transferimin e Nunezit, raporton Fabrizio Romano.
Bisedimet mes Al Hilal dhe Liverpoolit për transferimin e Darwin Núñez po avancojnë me ritëm pozitiv dhe sulmuesi uruguaian mund të bashkohet me kampionët e Arabisë Saudite shumë shpejt.
“Reds” kërkojnë një shumë prej 65 deri në 70 milionë euro për të lejuar largimin e tij nga “Anfield”.
Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshjen përfundimtare në ditët në vijim. Kujtojmë se ditë më parë nga Liverpooli u largua një tjetër futbollist me emër si Luis Diaz./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...