Një 64-vjeçar është gjetur sot pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas tij, njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Me datën 04.08.2025 rreth orës 08:00, kemi pranuar informacion nga familjarët se në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1961. Njësitet relevante policore, së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje”, ka thënë Hashani.
Tutje tha se me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa hetimet rreth këti rasti i cilësuar si “ Hetim i vdekjes” janë duke vazhduar./Arbresh.info
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm