Vendimi i Cristiano Ronaldos për të mos marrë pjesë në funeralin e Diogo Jotës është mbrojtur nga presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit.
Sulmuesi i Liverpoolit, Jota, humbi tragjikisht jetën së bashku me vëllain e tij Andre Silva në një aksident rrugor më 3 korrik.
Vetëm disa ditë pasi u martua me të dashurën e fëmijërisë, Rute Cardoso, 28-vjeçari u përfshi në një përplasje fatale gjatë udhëtimit nëpër veri të Spanjës drejt një porti tragetësh.
Shokët e tij të Liverpoolit dhe Portugalisë morën pjesë në ceremoninë mortore në qytetin e tij të lindjes, Gondomar, përfshirë Bruno Fernandes, Ruben Dias, Bernardo Silva dhe Virgil Van Dijk, por Ronaldo zgjodhi të mungojë, pasi kishte frikë se praninë e tij do ta zbehte ngjarjen.
“Nuk është aspak e drejtë të thuhet se Cristiano, në ndonjë mënyrë, ka marrë një rol të largët në këtë çështje”.
“Qysh nga fillimi, kapiteni ishte me ne dhe ishte një nga ata që ishte më i lidhur ngushtë me familjen e ekipit kombëtar dhe me familjen e Jotas”.
“Dhe e them përsëri, ato që u thanë për kapitenin tonë janë të padrejta. Cristiano Ronaldo ishte një nga ata që e ndjeu më shumë këtë humbje, sidomos sepse ishte një shok i vërtetë skuadre me Jotan”.
“Mungesa e tij fizike nuk do të thotë më shumë se kaq, sepse ai kurrë nuk e la këtë familje”, ka thënë ai./Telegrafi/
SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...