Policia Rajonale e Ferizajt kishte pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri gjatë një dasme në fshatin Greme të Ferizajt.
Njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit S.A. (57 vjeç) janë gjetur dhe sekuestruar 50 gëzhoja, shkruan Arbresh.info.
Në lidhje me këtë u sekuestruan dy armë zjarri (një pistoletë dhe një pushkë gjuetie).
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti penal “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Hetimet kanë vazhduar edhe më datën 03.08.2025, kur dyshohej se ishin përdorur më shumë armë sesa ato të paraqitura fillimisht. Si rezultat, i njëjti person (S.A) ka dorëzuar edhe dy armë të tjera të cilat janë sekuestruar :
Një pushkë gjuetie dhe
një pistoletë
Policia Rajonale e Ferizajt bën apel tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve në festa, pasi ato rrezikojnë jetën dhe sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve.
“Gëzimet le të festohen me zemër, jo me armë! Çdo e shtënë me armë zjarri mund të sjellë pasoja të rënda dhe të pakthyeshme.”, thuhet në/Arbresh.info/
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...