Më datë 02.08.2025, rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në trafik, konkretisht për tejkalim të shpejtësisë.
Në njoftim thuhet se të dy rastet kanë ndodhur në rrugën transitore Shtime–Belincë, transmeton Arbresh.info
Shoferi B.G. (42 vjeç), duke drejtuar një veturë të tipit Volvo me targa të huaja, është kapur duke zhvilluar shpejtësi 118 km/h në një zonë me kufizim 60 km/h. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 3 muaj në territorin e Republikës së Kosovës.
Shoferi F.M. (53 vjeç), me veturë të tipit Audi me targa vendore, është kapur duke qarkulluar me shpejtësi 121 km/h në të njëjtën zonë. Ndaj tij është shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa e ndalimit të mjetit për 3 muaj.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit, për të kontribuar në sigurinë e përgjithshme rrugore dhe për të shmangur aksidentet./Arbresh.info
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...