
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 85
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, është sulmuar fizikisht të premten në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se motivet mbeten të paqarta.
Pavarësisht sulmit, deputeti Hoxha nuk ka reaguar publikisht për ngjarjen.
Në vend të kësaj, ai ka bërë një postim në Facebook përmes faqes së partisë së tij “Jedinstvena Goranska Partija”, duke ngritur shqetësimin për një tjetër çështje – mungesën e energjisë elektrike në zonën e Gorës.
Sipas tij, banorët e Gorës në komunën e Dragashit po përballen prej tre ditësh me ndërprerje totale të furnizimit me energji elektrike, çka po çon drejt një krize humanitare.
“Qytetarët janë lënë vetëm për t’u përballur me kushte që janë të papranueshme në shekullin e 21-të. Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Gorës, u bëj thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse, partnerëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve diplomatikë që të reagojnë urgjentisht dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi. I bëjmë një apel të veçantë Bashkimit Evropian, si garantues i vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut, që të përdorë ndikimin e tij dhe të mbështesë qytetarët e Gorës në arritjen e kushteve themelore të jetesës. Një furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike nuk është luks, por një e drejtë themelore njerëzore. Gora nuk kërkon privilegje — kërkon dinjitet, përgjegjësi dhe përgjigje në kohë”, ka shkruar ai./Arbresh.info
LEXO EDHE;
Raportohet se deputeti Adem Hoxha dhe familja e tij janë sulmuar në Dragash
Policia konfirmon sulmin ndaj deputetit Hoxha, motivi ende i panjohur
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...