Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte rreth orës 13:40 në lumin Mat, ku një qytetar është zhdukur ndërsa po peshkonte bashkë me një mikun e tij.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi P. N., banues në Rrubik, ka raportuar se shoku i tij, D. Q., gjithashtu banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, në vendin e ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë. Po ashtu, në operacionin e kërkimit do të angazhohet edhe ekipi i specializuar i polumbarëve të RENEA-s, të cilët do të vijojnë kërkimet në shtratin e lumit për të bërë të mundur gjetjen e shtetasit të zhdukur.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...