Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte se do të miratohet një rregullore të re për menaxhimin e kantierëve të ndërtimit, duke paralajmëruar masa të ashpra për subjektet që nuk respektojnë standardet e vendosura, veçanërisht në raport me hapësirat publike dhe sigurinë e qytetarëve.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se çdo ndërtues ka detyrimin të minimizojë ndikimin e punimeve në jetën e përditshme të banorëve dhe në mjedisin përreth.
“Kushdo që ndërton një pallat nuk duhet të krijojë problem për zonën përreth, por duhet të marrë të gjitha masat që ndikimi të jetë minimal dhe banorët të mos e ndjejnë fare,” deklaroi kryeministri.
Ai nënvizoi se rregullorja e re do të përfshijë masa drastike për rrethimin korrekt të kantierëve, pastrimin e mbetjeve dhe parandalimin e daljes së materialeve në rrugë apo bllokimit të trotuareve.
Sipas kreut të qeverisë, trotuaret pranë kantierëve duhet të jenë të aksesueshëm dhe të pajisur me strehë mbrojtëse për kalimtarët, duke garantuar sigurinë në hapësirat publike.
“Rregullorja e re do t’u dorëzohet ndërtuesve dhe masat për mosrespektimin e saj do të jenë drastike, veçanërisht në rastet kur cenojnë komunitetin dhe mjedisin,” tha Rama.
Ai shtoi se do të intensifikohen kontrollet në terren për zbatimin e rregullores, duke paralajmëruar se inspektimet do të jenë të rrepta dhe të vazhdueshme, ndërsa në rast shkeljesh do të ketë masa administrative./euronews.al
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...