Rusia ka sulmuar kryeqendrën ukrainase me mbi 300 dronë dhe raketa. Viktimat përfshijnë edhe fëmijë, ndërsa shumë të plagosur janë ende nën rrënoja. Ukraina mohon humbjen e qytetit strategjikChasiv Yar, përderisa luftime të ashpra vazhdojnë.
Tetë persona, përfshirë një nënë me djalin e saj gjashtëvjeçar, humbën jetën dhe mbi 120 të tjerë u plagosën nga një valë e rëndë sulmesh ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kyiv. Zyrtarët thanë se raketat dhe dronët goditën më shumë se 20 zona të qytetit, duke përfshirë një bllok banimi, shkolla dhe një spital për fëmijë. Tre nga viktimat u raportuan në një hyrje pallati që u shemb plotësisht nga goditja.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi 309 dronë dhe tetë raketa lundruese gjatënatës. Megjithëse një pjesë e tyre u asgjësuan nga mbrojtja ajrore, disa arritën objektivat, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe viktima.
Kryetari i Kyiv-it, Vitali Klitschko, deklaroi se kjo ishte nata më e rëndë për fëmijët në kryeqytet që prej fillimit të pushtimit në vitin 2022. Ai konfirmoi se dhjetë fëmijë janë mes të plagosurve, ndërsa shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se sulmi ishte një përgjigje e qartë e Rusisë ndaj përpjekjeve ndërkombëtare për paqe dhe e quajti atë “vrasje demonstrative”.
Ai theksoi se paqja nuk është e mundur pa forcë dhe presion të vazhdueshëm ndërkombëtar. Ndërkohë, Rusia pretendoi se ka marrë kontrollin e qytetit strategjik Chasiv Yar në rajonin lindor të Donetskut. Ukraina e mohoi këtë, duke thënë se luftimet po vazhdojnë./rtk
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...