Gazetari i njohur shqiptar, Marin Mema, ka reaguar ashpër përmes një statusi publik në rrjetet sociale, duke ngritur alarmin për një fushatë të organizuar që, sipas tij, synon të përçajë shqiptarët në mënyrë sistematike dhe të rrezikshme.
“Ka një përpjekje fare të qartë për të përçarë shqiptarët… deklarata, pohime, profile rrjetesh sociale, fyerje e shkelje të simboleve e figurave kombëtare, po ndodhin në vazhdimësi…”, shkruan Mema, shkruan Arbresh.info
Sipas gazetarit, nuk bëhet fjalë për veprime të rastësishme apo për “punë fëmijësh”, por për një nismë të shtyrë nga strukturat e caktuara që duan të nxisin përplasje të brendshme në shoqërinë shqiptare.
“Këtu ka një shtytje të qartë që kërkon të nxisë konflikt mes shqiptarëve! Kjo nuk është çështje që merr drejtim me statuse, por me reagim serioz të institucioneve përkatëse!”, u shpreh Mema.
Mema u bën thirrje institucioneve të sigurisë në të dy shtetet shqiptare që të veprojnë:
“Shërbimet Informative në Shqipëri e Kosovë duhet të ndjekin me kujdes gjithçka! Kërkohet reagim dhe goditje e grupeve të tilla!”
Ky reagim i gazetarit vjen në një kohë kur në rrjetet sociale është vënë re një rritje e fyerjeve, përçarjeve dhe sulmeve ndaj figurave kombëtare dhe simboleve identitare, të cilat ngjallin shqetësim për ndikime të mundshme të huaja ose skenarë destabilizues./Arbresh.info
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...