Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi ka paraqitur një padi penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave të panjohur, për shkak të dëmtimit dhe përdhosjes së shtatores së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e vendosur në qytetin e Prizrenit.
Sipas padisë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës mes 26 dhe 27 korrikut, kur persona të paidentifikuar kanë spërkatur me ngjyrë përkrenaren dhe shpatën e përmendores. Ky veprim është cilësuar nga përfaqësuesit e shoqatës si akt vandalizmi dhe sulm ndaj ndjenjave kombëtare dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.
Përfaqësuesi i autorizuar i shoqatës, Vitor Spaqi, në cilësinë e sekretarit të saj, ka theksuar se ky akt përbën shkelje të nenit 333 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që lidhet me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, si dhe mund të trajtohet edhe në kuadër të ligjeve që mbrojnë trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit.
Në padinë e dorëzuar, Shoqata “Lekë Dukagjini” ka kërkuar që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për identifikimin e autorëve, të ndërmarrë masa ligjore urgjente ndaj të dyshuarve dhe të trajtojë rastin me seriozitet dhe ndjeshmëri, për shkak të rëndësisë simbolike që ka figura e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut për qytetarët shqiptarë.
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan