Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ministrin për Çështje Evropiane dhe Mbrojtje të Irlandës, Thomas Byrne.
Ministri Byrne shoqërohej në këtë takim nga ambasadori i Irlandës për Kosovë, Ragnar Almqvist, shkruan Arbresh.info.
Diskutuan për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian, ku vendi ynë edhe ka aplikuar për anëtarësim në dhjetor 2022, gjersa Irlanda në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm do të kryesojë dhe presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Në vijim, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke falënderuar Irlandën për mbështetjen në këtë proces. Krahas rrugëtimit evropian të Kosovës, palët biseduan dhe mbi nivelin e progresit të vendit në vitet e fundit si dhe rolin e mërgatës, patur parasysh edhe modelin irlandez të organizimit të diasporës.
Bislimi e informoi ministrin Byrne edhe mbi zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut./Arbresh.info/
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar