Nga java e ardhshme bien temperaturat, maksimalja 31°C

16:26 | 27 Korrik 2025
E.G

Pas temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit, kjo javë do të karakterizohet nga mot më i paqëndrueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se  këtë javë pritet të ketë vranësira të herëpashershme me intervale dielli, ndërkohë që do të ketë reshje shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, shkruan Arbresh.info

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale nuk do të tejkalojnë 31 gradë Celsius, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i fundit. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, e lehtë deri lokalisht e forte.

Indeksi UV mbetet i lartë, megjithëse në nivele më të ulëta rreziku krahasuar me javën e kaluar.

E hënë

Moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat do të shoqeruara me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh
• Temperaturat minimale: 15 – 18°C
• Temperaturat maksimale: 27-31°C
• Era: e lehtë dhe lokalisht e forte nga drejtimi i veriperendimit

E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu.
• Temperaturat minimale: 14 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 25 – 28°C
• Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
• Temperaturat minimale: 13 – 17°C
• Temperaturat maksimale: 24-27°C
• Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranesirat parashihen te dendësohen dhe të sjellin riga shiu
• Temperaturat minimale: 14 – 16°C
• Temperaturat maksimale: 25-27°C
• Era: nga verilindja, 1–5 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vedne të sjellin riga shiu.
• Temperaturat minimale: 13-15°C
• Temperaturat maksimale: 25-27°C
• Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme