Sipas të dhënave zyrtare të orës 14:00 nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vlera më e lartë e regjistruar sot ishte në Han të Elezit, ku termometri arriti në 42.4°C në orën 13:00, duke e bërë këtë ditë si më të nxehtën e matur ndonjëherë nga rrjeti shtetëror meteorologjik.
Përveç Hanit të Elezit, temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kamenicë (41.6°C), Gjilan (41.2°C), Klinë (41.1°C), Rahovec (41.1°C), Leposaviq (41.3°C), Gjakovë (41.7°C), Komoran (40.8°C), Skenderaj (40.3°C), Mitrovicë (40.5°C), Prishtinë (40.2°C), dhe Istog (40.5°C).
Shumica e komunave të vendit kanë kaluar pragun e 39°C, me disa zona malore si Brodi dhe Brezovica që kanë mbetur më të freskëta, me 23.4°C dhe 32.0°C respektivisht.
Instituti Hidrometeorologjik e ka cilësuar këtë si “ditën më të nxehtë të regjistruar deri më tani”, duke apeluar për kujdes të shtuar për shëndetin, shmangie të ekspozimit në diell në orët e pikut, hidratuese të vazhdueshme dhe ruajtje të fëmijëve e të moshuarve nga temperaturat ekstreme.
Vendimi i Iranit për të ndërprerë negociatat me SHBA, tregje...
Protestat për Zvërnecin/ Rama flet nga Berati: S’po dëmtohet...
Shitjet e fanellave të Gabrielit, rriten 350% pas humbjes së...
Molliqaj kritikon Osmanin: Po fshehet pas Ibrahim Rugovës ng...
“Ka pasur edhe kërcënime” – Hajdari flet për mom...
Haxhiu viziton Klinikën e Pediatrisë në Ditën e Fëmijëve: Fë...