Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një personi që po trajtohej në Spitalin e Prizrenit.
Sipas raportit, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore ndërsa po shëtiste në parkun e spitalit, dhe më pas ka ndërruar jetë në repartin e emergjencës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Prizren / 24.07.2025-08:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ne spital, derisa ishte duke shëtitur në parkun e spitalit, i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport./Arbresh.info
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...