Fatmir Limaj ka sqaruar se nuk ka ende një takim të përcaktuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk kemi takim të përcaktuar me z. Kurtin. Nuk ka pasur propozime, opsionet i kemi të qarta prej ditës të parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura edhe të miat dhe të atyre”, ka thënë Limaj për Front Online.
Ai gjithashtu hodhi poshtë spekulimet për propozime të reja, duke theksuar se pozicionet dhe opsionet politike janë të njohura që nga dita e parë e këtij procesi.
“Nuk ka pasur propozime – opsionet i kemi të qarta prej ditës së parë, nuk janë të vërteta. Propozimet janë të njohura, edhe të miat edhe të atyre”, tha Limaj.
Të hënën, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media deklaroi se në takimin e së shtunën me Limajn, i kishte bërë ofertë konkrete.
Kur u pyet nga gazetarët për detaje, ajo zgjodhi të mos jepte detaje pasi tha do të bëhen të ditura kur të finalizohet marrëveshja.
E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...