Nesër, më 24 korrik 2025, dy nga xhudistët elitar të Federatës së Xhudos së Kosovës, Laura Fazliu (-63kg) dhe Dardan Cena (-73kg), do të përfaqësojnë vendin tonë në arenën ndërkombëtare në kuadër të Lojërave Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr, Gjermani.
Këto gara prestigjioze të organizuara nga FISU kanë nisur më 16 korrik dhe do të zgjasin deri më 27 korrik 2025. FISU promovon sportin universitar si mjet për zhvillim personal, shëndet dhe gjithëpërfshirje për studentët anembanë botës, përcjell Arbresh.info.
“Nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku, Laura dhe Dardani janë gati të ngrenë lart flamurin e Kosovës edhe në këtë nivel të lartë të garave universitare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Xhudos të Kosovës.
Ndeshjet e garuesve mund t’i ndiqni nesër në këtë link: judotv.com
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor