Agjencia për Menaxhim të Emergjencave, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me situatën alarmante të zjarreve që po përfshijnë disa rajone të Kosovës dhe masat institucionale për menaxhimin e tyre.
Drejtori i Agjencisë, Genc Metaj, tha se vendi po përballet me një gjendje të rëndë në terren, ndërsa numri i zjarreve është në rritje.
Ai shprehu mirënjohje për punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve në përballimin e kësaj situate, duke theksuar nevojën për vigjilencë të shtuar.
“Jeni sot këtu bashkë me drejtorin e Policisë ku do të njoftoheni me situatën me zjarre aktualisht. Vendi po përballet me një situatë të vështirë. Vetëm gjatë javës së fundit kanë qenë 320. Kemi 7 zjarre aktive. Ky numër i madh që mund të sjellin këto zjarre është alarmant. Fatkeqësisht kemi humbur dy zjarrfikës dhe një qytetar. Kushtet aktuale në terren mund të ndikojnë në përballje të reja. Shprehim mirënjohje për të gjithë zjarrfikësit.”, tha ai.
Ndërkohë, Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tha se Policia po punon që të ulet numri i zjarreve.
Ai bëri të ditur se nga fillimi i këtij muaji deri më tani janë raportuar 183 zjarre.
Numri i zjarrvënieve është 54, ndërsa janë arrestuar 9 persona. Numri i intervenimeve të policisë është 111, ndërsa janë iniciuar 63 raste për shkaktim të rrezikut./Arbresh.info
Zyrtarët amerikanë: Pentagoni po përgatitet për ‘sulmin përf...
Operacioni antidrogë “Delivery”, Prokuroria jep detaje: U nd...
Presidentja kërkon mirëkuptim, shmang deklaratat për vendimi...
Haradinaj: Krimet, plagë e hapur e historisë dhe thirrje për...
Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Prishtinë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, diskutohet mes Haxh...