Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se vendi po përballet me një valë të të nxehtit ekstrem, ku temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
Në njoftim thuhet se këto kushte të motit konsiderohen tejet të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjasin për disa ditë me radhë. Rreziku më i madh u kanoset personave me sëmundje kronike, atyre që janë nën terapi apo trajtim mjekësor, si dhe kafshëve.
IHMK paralajmëron për probleme të mundshme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike, si dhe vështirësi në qarkullimin rrugor. Për më tepër, këto kushte janë jashtëzakonisht të favorshme për përhapjen e zjarreve në pyje dhe ambiente të tjera të hapura.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë