Mesfushori sulmues Xavi Simons është bërë një nga objektivat më të kërkuar në këtë afat kalimtar, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.
Sipas Sky Sports Germany, Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht interesimin për ta transferuar talentin holandez nga RB Leipzig, duke nisur bisedimet për kushtet e marrëveshjes.
22-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit në Bundesliga, ku realizoi 11 gola dhe dha 8 asistime në 33 ndeshje, duke u kthyer në një lojtar vendimtar për skuadrën gjermane.
Leipzig e bleu për rreth 50 milionë euro pas huazimit nga PSG, dhe tani kërkon përfitime të mëdha nga shitja e tij, ndërsa Chelsea po e sheh si “qershinë mbi tortë” të projektit të ri.
Klubi gjerman synon që nga shitja e tij të fitojë minimalisht 80 milionë euro.
Arsenali dhe Liverpooli raportohet se janë tërhequr nga gara, duke i lënë Chelseat një rrugë më të hapur drejt transferimit të mesfushorit.
Në horizont është edhe Bayern Munich, por interesi i tyre është më i zbehët, pasi prioritet mbetet transferimi i Luis Diaz nga Liverpool.
I rritur në akademinë La Masia të Barcelonës, Simons përfaqëson një kombinim të cilësisë teknike dhe maturisë taktike, dhe një profil ideal për vizionin e Chelseat në Ligën Premier dhe Evropë. /Telegrafi/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...