Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur dhimbjen për humbjen tragjike të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka apeluar tek ndërmarrësit kosovarë për rritjen e sigurisë në vendet e punës dhe për përgjegjshmëri më të madhe nga institucionet shtetërore.
”I trishtë lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të dy punëtorëve në vendin e punës në Gjakovë. Humbja e jetës në përpjekje për të siguruar bukën e gojës është një tragjedi e madhe për familjet, por edhe për gjithë shoqërinë tonë. Lus ndërmarrësit kosovarë që të rrisin nivelin e sigurisë fizike të punëtorëve në çdo vend pune. Për organet shtetërore, ky rast duhet të shërbejë si alarm për të rritur përgjegjësinë institucionale dhe për të garantuar zbatimin e plotë të ligjeve që mbrojnë punëtorin. Ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, me kolegët e tyre dhe me gjithë qytetarët e Gjakovës”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info
LEXO EDHE:
E rëndë/ Dy punëtorë ndërtimtarie humbën jetën sot në Gjakovë
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin