Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, u bë nënë për herë të parë pak ditë më parë.
Ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Daskan.
Këngëtarja ka bërë një postim të gjatë në rrjete sociale, në shenjë falënderimi për të gjithë.

E njëjta e falënderon edhe bashkëshortin që i ka qëndruar pranë në çdo moment.
Postimi i plotë i Zeqirit (pa ndërhyrje):
“Faleminderit prej zemrës
Ju falenderoj krejt juve per dashnine e madhe e mireseardhjen qe ia keni bo djalit tone Daskan Gjergji n’kete bote.
Me u bo nane osht si me bo update n’krejt jeten shpirt, trup, zemer, karriere… gjithçka ndjehet ma ndryshe, ma thelle. Jam super e emocionume per gjithqka qe po vjen.
Nder e respekt per krejt nanat qe sakrifikojne gjithqka. Ju jeni superheroina e keaj bote.
Edhe per baballaret qe qendrojne para grave te tyne, si mbeshtetja ma e madhe ju perulem.
Burrit tem, faleminderit qe je shkrmbi jem. E di qe ki me qene shembulli ma i mire per djalin tone.
Ju du krejtve shume
Le ta nisim kete kapitull te ri bashke”. /Telegrafi/


PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...